Senatorja demokrate Kamala Harris kandidon për Presidente të ShBA-së në 2020

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Senatorja demokrate Kamala Harris ka bërë të ditur se ajo do të kandidojë në Zgjedhjet Presidenciale 2020, për postin e të parës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kamala Harris, e cila është senatore në Kalofornia, ka thënë të hënën se do t’ju bashkohet fushatës gjithnjë e më të mbushur me njerëz të demokratëve të cilët kërkojnë të sfidojnë presidentin aktual Donald Trump.

54 vjeçarja, planifikon të nis fushatën e saj gjatë një tubimi në Oakland të Kalifornias më 27 janar.

Ajo pritet të nxjerr në pah kohën e saj si një prokurore e përgjithshme, si dhe punën e saj mbi drejtësinë penale dhe reformën e emigracionit si parime kyçe të fushatës , të gjitha përqendrohen në temën kryesore, “Për Popullin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme