Gjashtë të burgosur serbë janë vizituar nga një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë. Këtë e ka konfirmuar ministrja Gërvalla, derisa kryeministri Kurti ka thënë se “nuk i privojnë asnjëherë të burgosurit nga të drejtat e tyre”.
“Së pari nuk ekziston kurrfarë barazimi, ne konsiderojmë që edhe të burgosurit kanë të drejta… Të gjithë të burgosurit kanë të drejtë për vizita siç e parasheh ligji dhe rregullat në Republikën tonë”, tha Kurti.
Ndërsa ministrja Gërvalla tha se janë të kënaqur që e kanë lehtësuar këtë vizitë në aspektin teknik.
“Është e vërtetë që ka ardhur një përfaqësues i Zyrës ndërlidhëse të Serbisë, nuk ka qenë drejtuesi i saj,ka qenë një zyrtar dhe ai ka ardhur për t’i vizituar”, tha Gërvalla.
“Por gjashtë të burgosurit janë edhe nënshtetas të Serbisë, iu takon dhe ne i përmbahemi konventave ndërkombëtare, në raste të tilla iu takon një vizitë të tillë dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur ta fascilitojmë në aspektin teknik”, u shpreh ajo,