Serbët e Kosovës në takim me Vuçiqin, duan që në dialog të përfshihet çdo temë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 18:30 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova veriore, jugore dhe qendrore, transmeton Koha.net.

Takimi ka zgjatur tri orë.

Siç njofton gazeta “blic” e Beogradit, pjesëmarrësit i kanë bërë një vështrim situatës politike e të sigurisë në Kosovës si dhe perspektivës së dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës kanë thënë se në dialogun ndërmjet dy vendeve nuk duhet hedhur poshtë apriori asnjë temë bisede dhe zgjidhjen duhet kërkuar duke marrë para sysh interesat afatgjata të Serbisë dhe të popullit serb në përgjithësi.

Në takim ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe: Goran Rakiq, Milan Radojiçiq, Nenad Rikalo, Sërgjan Popoviq dhe Dalibor Jeftiq.

Siç ka kumtuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në bisedë është theksuar se në periudhën e ardhshme është me shumë rëndësi veprimi i koordinuar i autoriteteve në Beograd dhe i përfaqësuesve të Listës serbe në Qeverinë e Kosovës në mënyrë që, siç u tha, në masën më të madhe të fuqizohet kapaciteti diplomatik për mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme