Serbët e “përçarë” në 18 subjekte, në betejën për 21 komuna të Kosovës

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 08:09 | Nga

Në zgjedhjet lokale të Kosovës serbët do të votojnë ndërmjet 18 partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur.

Ata në Kosovë do t’i zgjedhin kandidatët e vet në 21 komuna, në 10 ku janë shumicë dhe në 11 ku ka janë minoritet.

Para këtyre zgjedhjeje, analistë serbë thonë se përçarjet ndërmjet përfaqësuesve serbë janë të mëdha dhe se “vazhdon trendi i tërheqjes së më mençurve dhe më të pa korruptuarve nga jeta politike në Kosovë”.

“Ose je Lista srpska, ose nuk je fare”, ky është ky parimi sipas të cilit subjektet politike serbe në Kosovë po pozicionohen në prag të zgjedhjeve.

Për presionin e madh ndërmjet subjektet politike serbe në Kosovë flitet edhe në Forumin Kombëtar serb i cili nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përfaqësuesit e tij thanë se s’e dinë cila është politika shtetërore e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ndarjet janë aq të theksuara sa që habitem pse deri më tash nuk kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija dhe pa marrë para sysh që pushteti i Serbisë fton për unitet, unitet ende nuk ka”, thotë Zhivorad Laziq nga ky Forum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme