Serbët në veri të Mitrovicës po e shprehin pakënaqësinë e tyre për moslejimin e mbajtjes së referendumit edhe në Kosovë.
Një numër i tyre të prirë edhe nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, kanë nisur një protestë.
Ata po e improvizojnë votimin për referendumin.
Ndërkohë, Komisioni për Zgjedhje në Serbi dje në orët e vona të mbrëmjes ka vendosur që serbët e Kosovës të votojnë në disa qytete të Serbisë, pasi që Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.