Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mesditë, është festuar me flamuj serb dhe tinguj të sirenave marrja e postit të presidentit nga Aleksandër Vuçiq.
Qyteti, pasi Vuçiq bëri betimin dhe mori detyrën si president i Serbisë, u ‘pushtua’ nga tingujt e borive të makinave të cilat ishin të mbuluara me flamuj serbë, dhe në disa prej automjeteve ishin vendosur edhe postera të mëdha që mbanin imazhin e tij.