Serbët protestojnë para Gjykatës në veri kundër taksës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi  për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe, raporton kallxo.com

Kjo është protesta e katërt e serbëve kundër kësaj takse. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të mbajnë protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme