Deklarata e Fadil Vokrrit se do i presin si vëllezër kroatët ka shkaktuar zemërim te serbët.
“Mezi po e presim këtë ndeshje. Më vjen mirë që në këtë ditë do të luajmë me kroatët. Për cilësitë e ture nuk duhet harxhuar”.
” Kroacia dhe Kosova janë vende mike, të mos them janë vëllezër dhe si të tillë ata do të priten. Aryre nuk do t’u mungojë asgjë, do të jetë një pritje e ngrohtë”, ka thënë Vokrri për gazën kroate, “Sportske novosti”.
Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer serbëve, të cilët kanë dhënë komente nga më të ndryshmet, në shkrimin e botuar në portalin blic.rs.
Ndeshja Kosovë-Kroaci do të zhvillohet në Shkodër më 6 tetor, ndërsa Vokrri ka shprehur dëshirë që ndeshja e radhës të zhvillohet në Prishtinë.