Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij se gjoja “Kosova po persekuton serbët”.
Ai ka pretenduar se një serb është rrahur në Kosovë, gjë e mohuar nga vetë Policia e Kosovës.
Vuçiq ka vizituar pacientin i cili ka shkuar në Beograd për trajtim, duke thënë se “ai u rrah nga polici i Albin Kurtit”.
“Vizitova nikoqirin serb Nenad Raškoviq në Qendrën Klinike të Serbisë, i cili u rrah nga polici i Albin Kurtit, pa arsye, gati për vdekje. Lëndimet janë më të rënda se që e kemi pritur, dhe në momentin kur ka marrë vesh se i është thyer edhe brinja tjetër nga forca e rrahësve shqiptar, ai vetëm ka kërkuar që të organizojmë familjen që të vijë dhe ta njoftojë vëllaun e tij që të kujdeset për bagëtitë që gjithmonë kujdesur për të. Sapo i thash se e gjithë Serbia e do pafundësisht”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.