Serbia më e “forta” në rajon me armatim (Video)

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 12:57 | Nga

Mediat e Beogradit: Serbia është më e forta në rajon (Video)

Mediat e Serbisë kanë publikuar listën me armatimin që e posedon shteti i tyre, duke i krahasuar edhe me shtetet fqinje, shkruan portali Zeri.info.

Sipas mediave serb, tensionet në Ballkanin perëndimor janë ngritur “pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Shqipëri të madhe, zgjedhjes kryeparlamentar të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ish-komandanti i UÇK-së, si dhe lirimin nga Franca të Ramush Haradinajt”.

Mediat serbe shkruajnë se duke marrë parasysh numrin e ushtarëve, si dhe armatimin që posedojnë këto shtete, Serbia është më e fuqishmja nëse krahasohet me Shqipërinë, Maqedoninë, si dhe forcat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Zeri.info.

Ja numri i ushtarëve dhe armatimi i këtyre shteteve:

Serbia:Ushtarë: 36000;Tanke:212; Avionë: 95; Helikopterë: 64; Sisteme raketore: 82.
Kosova: Ushtarë të KFOR-it:4000; Ushtarë të FSK-së: 4000; ROSU: 150; Tanke: 0; Avionë:0; Helikopterë: 16; Sisteme raketore:0.
Shqipëria: Ushtarë: 8000; Tanke: 0; Avionë: 0; Helikopterë: 27; Sisteme raketore: 0.
Maqedonia: Ushtarë: 8000; Tanke: 31; Avionë: 0; Helikopterë: 16; Sisteme raketore: 24.
Mali i Zi: Ushtarë: 1853; Tanke: 0; Avionë: 0; Helikopterë: 13; Sisteme raketore: 0.

 

Të ngjashme