Serbia e ka maksimalizuar përfitimin nga instrumenti i quajtur Asociacion

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 16:19 | Nga Avni Arifi

Serbia kurrë nuk ka dashtë Asociacion të Komunave Serbe në Kosovë dhe arsyeja pse nuk kemi sot Asociacion nuk banon në Prishtinë, por në Beograd.

Të gjithë Kryeministrat e Kosovës që kanë qenë që nga viti 2011 e deri më sot dhe të gjitha partitë politike parlamentare në Kosovë e kane pranuar Asociacionin por kur ka ardhë në pyetje implementimi Serbia ka gjetë gjithmonë hapësirë për ta bllokuar atë.

Serbia ka pas nevojur për një instrument politik që e bllokon Kosovën në zhvillim politik e ekonomik dhe në raporte me SHBA-në dhe BE-në dhe për këtë qëllim e ka maksimalizuar përfitimin nga instrumenti i quajtur Asociacion.

Politikisht, shqiptarët kanë humbur shumë duke u përfshirë në debat të rrejshëm “patriotiko romantik” dhe i kanë dëmtuar jo veç raportet me miqtë ndërkombëtarë, por edhe shoqërinë përbrenda e kanë ndarë në patriotë e tradhëtarë. E pranimi i Kurtit vetëm se konfirmoi se krejt ka qenë mashtrim dhe kemi humbur kohë koti.

Është rrejt dhe poshtëru mendësia politike në Kosovë se “këta janë kësi e ne jemi kësi”, “këta pranojnë, e ne nuk pranojmë”, por në fakt të gjitha kanë qenë mashtrime të ulta dhe bajagi të poshtra.

Dhe poshtërsia për ironi synohet të vazhdohet edhe me tutje kur pa pikë marrje dalin e thonë se “kjo çka ka pranu Kurti është ma ndryshe se përpara”.

Nëse ka të tillë që e besojnë me të vërtetë e meritojnë poshtërsinë dhe aman mos ua hiqni se nuk meritojnë ma mirë.

Të ngjashme