“Serbia e Vuçiqit më e keqja që nga rënia e Millosheviqit”

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 15:32 | Nga

Gjendja e medieve në Serbi është shqetësuese dhe kështu, kaq e keqe, nuk ka qenë që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit, ka deklaruar për “danas” Florijan Biber, profesor i Universiteti në Graz. Ai mendon se Serbia “nën kontrollin e Vuçiqit vështirë se mund të hyjë në Bashkimin Europian e krahas kësaj do të jetë i detyruar edhe ta Kosovën”, transmeton Koha.net.

“Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes në mediet e afërta me qeverinë, sulmet në mediet e pavarura, kontrolli dhe kërcënimet pengojnë punën e medieve kritike dhe është normale që këto medie të ekzistojnë”, ka thënë Biber.

Ai problemin e sheh te fakti se “zyrtarët e BE-së nuk e kuptojnë sa serioze është situata dha janë të gatshëm t’i mbyllin sytë” sepse, kjo për ta, thotë Biber, është e dobishme .

Biber thotë se ekziston trendi forcimit të autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor. Ai vëren se Maqedonia është bërë më demokratike se sa që ka qenë para një viti.

Sipas tij, deklaratat e zyrtarëve të BE-së tregojnë se”Unioni ende nuk ka vullnet të bëjë presion në ato qeveri dhe në praktikat e tyre jodemokratike”.

Biber mendon se Serbia “nën kontrollin e Vuçiti vështirë se mund të hyn në BE”. Krahas saj ai shton se Serbia para anëtarësimit në Bashkimin Europian, duhet ta njohë Kosovën, pa marrë para sysh se formalisht qo të quhej ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme