Serbia formon “komision për pasojat e bombardimeve të NATO-s”

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:24 | Nga

Kryetarja Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka deklaruar sot se është e bindur se komisioni, i cili do të formohet, do ta përcaktojë të vërtetën ndërmjet bombardimeve me uraniumin e varfëruar në vitin 1999 dhe rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri dhe do t’ia dalë ta dëshmojë këtë, transmeton Koha.net.

Ajo me procedurë urgjente do të kërkojë formimin e komisionit për të hetuar dëmet nga bombardimet.

Siç ka theksuar ajo, përcjell tanjug, ndihmesë për komisionin do të jetë raporti i parlamentit italian “shtet anëtar i NATO-s që ka marrë pjesë në bombardime dhe që pas hulumtimeve shumëvjeçare, ka dëshmuar se ushtarët italianë kanë vdekur, janë sëmurë dhe po sëmurën nga pasojat që kanë jetuar në rajonet ku janë përdorur predha me uranium të varfëruar ndër të tjera edhe në Kosovë”.

Sipas saj, për këtë dëshmojnë të dhënat.

Gojkoviq ka theksuar se është goditës “fakti se rreth 4 mijë ushtar kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme malinje dhe jetën e kanë humbur rreth 300 sish që kanë jetuar në atë rajon e nuk kanë pasur asnjë masë mbrojtëse për dallim nga trupat tjera që qëndruan në atë rajon”.

Ajo ka thënë se nuk mjafton që deri në vitin 2020 ky komision t’i propozojë masat e para për këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme