Nëse Prishtina vendos që këtë vit ta dërgojë sërish kërkesën për pranim në UNESCO, Serbia është e gatshme për një luftë diplomatike për të ndaluar këtë veprim ligjor, politik, kulturor dhe moralisht të papranueshëm.
Kështu ka deklaruar ambasadori i Serbisë, në UNESCO, Darko Tanashkoviq , për gazetën “Jedinstvo” që botohet në Kosovë.
Ai tha se parakusht për sukses në këtë drejtim është që të veprohet si në fazën përfundimtare të fushatës së vitit 2015 ku u bashkuan dhe koordinuan të gjitha institucionet shtetërore.