Serbia me hapësirën më të madhe ekspozuese në Panairin e Prishtinës

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:28 | Nga

Të mërkurën në Prishtinë hapet Panairi Ndërkombëtar Ekonomik.

Në këtë panair, sipas burimeve të Koha.net, një vend shumë i rëndësishëm u është lënë e vënë në dispozicion ndërmarrjeve nga Serbia.

Për ekspozuesit ekonomikë nga Serbia, organizatorët e Panairit kanë ndarë afër 500 metra katrorë.

Hapësira e rezervuar për bizneset serbe, e cila është dekoruar e rregulluar nga Oda Ekonomik e Serbisë, ka ngjyrat e flamurit të Serbisë: Tepihu ka ngjyrë të kaltër, karriget të kuqe e tavolinat kanë ngjyrën e bardhë.

Natyrisht edhe flamuri serb është në radhën e flamujve të vendeve që marrin pjesë në Panair.

Beogradi zyrtar deri më tash nuk ka lejuar vendosjen e flamurit të Kosovës në asnjë manifestim të zhvilluar në Serbi.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ditë më për kishte ftuar bizneset serbe që të merrnin pjesë masivisht në këtë panair. Madje ai kishte shprehur dëshminë që Serbia të eksportonte mallra me vlerë 1 miliard euro në Kosovë.

Kosova brenda vitit nga Serbia importon mallra me vlerë mbi 400 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme