Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka vendosur ta heqë shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë në kufi me Kosovën .

Siç njoftohet në kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmetojnë medie serbe, Vuçiqi sot herët në mëngjes, në përputhje me kompetencat, ua ka dorëzuar ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulinit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nënkolonelit Milan Mojsiloviq urdhrin “për çangazhimin urgjent të forcave për reagim të shpejtë”.

“Ushtria e Serbisë edhe më tej po e përcjell situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vet”, thuhet në kumtesë.

Vuçiqi kishte ngritur shkallën e gatishmërisë së luftë së Ushtrisë së Serbisë të shtunën e kaluar, më 29 shtator, kur kryetari i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi në Liqenin e Ujmanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme