Serbia heq të gjitha kufizimet, 30 mijë tifozë pritet ta “djegin” stadiumin në derbi

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Më 10 qershor do të luhet derbi i Beogradit, mes Partizanit dhe Crvena Zvezda, i cili njihet për rivalitetin e madh mes dy ekipeve.

Një derbi ky ku shpesh herë kryefjala ka qenë dhuna nga të dyja tifozeritë, që kanë rivalitet të madh mes tyre. Pikërisht në një ndeshje të kësaj kategorie, në Serbi kanë vendosur që më 10 qershor të hiqen të gjitha kufizimet në stadium dhe të lejohet prania e tifozëve që të mbushin stadiumin, në një kapacitet prej 30 mijë vendesh.

shutterstock_406113004

Nuk do të ketë asnjë kufizim për tifozët, siç është distanca sociale apo maska, por ata mund të qëndrojnë aty sipas dëshirës. Pritet që tifozët të pushtojnë stadiumin atë ditë, për të mbështetur skuadrat e tyre, teksa do të bëhen një nga shtetet e para dhe të vetme që lejohet prania e tifozëve në kapacitetin e plotë në stadium.

Kujtojmë se në Serbi janë regjistruar mbi 11 mijë të prekur dhe 250 viktima, por kjo nuk e ka ndaluar qeverinë, që të heqë kufizimet dhe të lejojë tifozët në stadium.

Të ngjashme