Serbia i ka 1 mijë e 600 ushtarë të njësive speciale, Vuçiq do t’i bëjë 5 mijë

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të trefishojë numrin e ushtarëve në njësitë speciale të armatës së vendit të tij.

Sipas tij, nga 1 mijë e 600 veta, sa janë tashti, do të bëhen 5 mijë.

Vuçiq ka joshur me benefite të majme ata që duan të bëhen pjesë e njësive speciale të ushtrisë së Serbisë.

“Pagat do të jenë shumë të larta”, ka thënë ai gjatë një fjalimi që pati mbajtur më herët, shkruan BalkanInsight.

Ato pritet të mos jenë më të ulëta se 2 mijë euro, ndërsa me benefite mund të shkojnë në 3 mijë, në muaj.

Pos ushtrisë, Vuçiq ka paralajmëruar se do të “forcojë” edhe njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme (policisë) dhe BIA-s (shërbimit të sigurimit).

Kjo “dëshirë” e shprehur nga presidenti është parë me mëdyshje nga ekspertë të politikës dhe sigurisë ne Serbi.

Sipas tyre, forcimi i njësive më mobile dhe fleksibile, nuk nënkupton me patjetër edhe shtim kaq të madh të numrit të ushtarëve, policëve e agjentëve të sigurisë.

Të ngjashme