“Ne nuk kemi fëmijë – ky është problem kyç për vendin tonë”, ka thënë presidenti serb Alekasandar Vuçiq, i cili se Serbia do të fillojë zbatimin e masave të ndryshme për të inkurajuar lindjen e një fëmijëve në të ardhmen.
Ai ka njoftuar se Qeveria e Serbinë miratoi disa masa dhe themeloi një Këshill për t’u marrë më këtë çështje.
“Për fëmijën e parë, 100 mijë dinarë ndihmë; për fëmijën e dytë 10 mijë në muaj për 24 muaj, për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë në muaj për 10 vjet dhe për fëmijën e katërt 18 mijë euro – nënë paratë i merr përmes llogarisë”, ka thënë Vuçiq.
I gjithë ky proces qysh në fillim shtetit të Serbisë do t’i kushtojë mbi 12 milionë euro, por Vuçiq tha se shteti dëshiron që t’i stimulojë lindjet.
Ai gjithashtu përmendi shembullin e Smederevës dhe të Ferizajt, ku ka një ndryshim në numrin e banorëve në këto vende, si dhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi ndërmarrë hapa për të zgjidhur këtë problem”, tha Vuçiq.
Duke folur për çështjet demografike, Vuçiq thotë se deri në vitin 2040 Serbia do të ketë nga 3.5 deri në 4.5 milionë qytetarë.