Serbia “klonon” faqen e Universitetit të Prishtinës (Video)

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 20:37 | Nga

Të njëjtat informata zyrtare të faqes së internetit të Universitetit të Prishtinës mund të gjenden edhe në adresën elektronike pa.edu.rs.

Domaini i kësaj faqeje është i Republikës së Serbisë.

E zyrtarë nga Universiteti i Prishtinës, thonë se kjo është vepër e dikujt nga shteti fqinj.

Prorektori Afrim Hoti paralajmëroj veprime ligjore për mbylljen e kësaj faqeje të internetit për të mos shkaktuar huti tek vizitorët e saj, por edhe për shkak se pasi Universiteti i Prishtinës është institucion i shtetit të Kosovës.

E sipas ekspertit të teknologjisë së informacionit, Liridon Bahtijarit, uebfaqja e universitetit nuk është e hakuar.

Sipas tij, hapja e kësaj faqeje duke shfrytëzuar materialin zyrtar të Universitetit të Prishtinës është ilegale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme