Serbia do konferencë ndërkombëtare për çështjen (e zgjidhur) të Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:23 | Nga

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, i deklaroi TV N1 se nuk dihet nëse deri në fund të muajit do të vazhdojë dialogu i Brukseli, por më e rëndësishme është çështja se për çfarë do të bisedohet dhe a do të lëvizet përpara.

Sipas tij, çdo gjë është e pasigurt dhe e paparashikueshme për shkak të sjelljes së Prishtinës, ka mundësi të ketë dialog, por problem është se për çfarë do të bisedohet dhe për çka mund të merremi vesh. Nëse prapë të dy palët mbesin në pozicionet e tyre dhe nuk bëjnë hapa përpara, duhet të shtrohet pyetja se cili është qëllimi i gjithë kësaj.

Serbia ndodhet në një pikë kur duhet të vendosë për të vazhduar bisedimet rreth çështjeve të hapura, apo t’i kthehet çështjes thelbësore – zgjidhjes të çështjes së Kosovës, citon deklaratën e Drecunit FoNet.

Drecuni ka thënë se nuk sheh zgjidhje afatgjatë dhe stabilizuese për Kosovën pa një konferencë ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

i afrohemi momentit kur do të jemi të detyruar të ulemi rreth tavolinës dhe prapë të zgjidhet çështja e Kosovës, është shprehur Drecun, duke injoruar faktin se çështja e Kosovës është zgjidhur. Ai ka shtuar se Serbia propozon biseda serioze dhe që problemi të zgjidhet me marrëveshje.

Asnjë marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës nuk do të mund të realizohet pas Sh

BA-në, por çfarëdo zgjidhjeje për Kosovën nuk do të mund të konfirmohet në OKB pa Rusinë, prandaj për to flitet se për pjesëmarrëse që duhet të përfshihen, është shprehur Drecun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme