Serbia kushtëzon dialogun me heqjen e taksës nga Kosova

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Serbia nuk do pranojë propozimet e kushtëzuara të Brukselit për vazhdimin e dialogut për eurointegrime, madje edhe nëse procesi ngrin për një periudhë të gjatë, shkruan sot e përditshmja e Beogradit. V.Novosti.

Ky, sipas kësaj gazete, është qëndrim i paluhatur i autoriteteve të Beogradit, ndërsa pas ofertës së padenjë që iu bë presidentit Aleksandar Vuçiq, të dërguar përmes kanaleve diplomatike, që të pranojë vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Kosovës, madje edhe nëse Prisahtina nuk e tërheq vendimin fatal për rritjen e taksës për produktet nga Serbia, ndërsa si shpërblim Serbisë do t’i hapeshin tre kapituj në negociatat për anëtarësim në BE, vazhdon shkrimi në këtë gazetë.

Ministrja e ngarkuar për BE, Jadranka Joksimoviq i ka thënë “Novostit” se në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit, që vendet anëtare të BE-së i marrin parasysh kur konstatojnë përparimin dhe numrin e kapitujve, Prishtina shihet qartë se jo vetëm nuk i zbaton me përgjegjësi, por me akte të njëanshme e minon jo vetëm dialogun, por edhe marrëdhëniet ekonomike të rajonit.

Sipas nënkryeministrit të Serbisë, Rasim Lajiq, “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm se Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet e arritura, por nga shkaqe politike shtron pengesa të reja në rrugën e tregtisë së lirë, që dëmtojnë të gjithë. Veprimet e tilla vënë në pyetje gjithë dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis serbëve e shqiptarëve”, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme