Serbia mirënjohëse ndaj Spanjës për mosnjohjen e Kosovës

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviq dhe ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolomeo Molina, gjatë një takimi që kanë pasur gjatë ditës kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin midis të dyja vendeve.

Mihajloviq theksoi që Serbia dhe Spanja kanë marrëdhënie të shkëlqyera pa çështje të hapura dhe shprehu mirënjohje për Spanjën dhe siç shtoi ajo “për qëndrimin e saj në lidhje me statusin e Kosovës si dhe për mbështetjen në integrimet evropiane të vendit tonë”, transmeton Klan Kosova.

Spanja është në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Greqisë, Rumanisë, Qiprosë dhe Sllovakisë që nuk e kanë njohur Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme