Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për Autostradën e të ashtëquajturit Korridori Moravian i Serbisë.
Autostrada qindra-kilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë. Punimet në këtë autostradë pritet të fillojnë menjëherë, ndërsa pritet të përfundojë në më pak se 4 vite.
Bechtel Enka UK do të jetë kompania që do të kryej punimet.
Seksioni i parë i punimeve pritet të kryhet në nëntor të vitit 2021, me rrugën deri në Krushevc.
Kjo rrugë do të jetë autostrada e parë dixhitale, dhe do të jetë autostrada më e gjerë në Serbi deri më tani.
Korridori Moravian do të bashkohet me korridorin 10 dhe 11.
Ndërtimi i kësaj rruge do të jetë lajm i mirë edhe për mërgimtarët kosovarë të cilët kalojnë shumë në këto rrugë për ardhjen në Kosovë