Ekonomia Online
FUNDIT

Serbia para 28 viteve ia suprimoi Kosovës autonominë

Serbia para 28 viteve ia suprimoi Kosovës autonominë

Më 23 mars 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi autonominë Kosovës. Fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, kur dhe filloi ardhja në pushtet e kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të Trepçës, të cilët dolën në mbrojtje të […]

Më 23 mars 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi autonominë Kosovës.

Fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, kur dhe filloi ardhja në pushtet e kriminelit, Sllobodan Millosheviq.

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të Trepçës, të cilët dolën në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, që kërcënohej nga Serbia.

Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, transmeton kp.

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Atëbotë Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

Të ngjashme