Serbia po përdor media kredibile si pjesë të luftës hibride kundër Kosovës

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 21:05 | Nga Halil F. Berisha

Si në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe tash në këto të tetorit Serbia po perdor institucione kredibile sikur Euronews, si pjesë të luftës hibride kundër Kosovës.
Kjo media që financohet nga Komisioni Evropian vazhdon edhe tash para zgjedhjeve me bo popagandë të egër kundër Kosovës, duke:

  • Paraqitë Listen Serbe si partinë e vetme “shpëtimtare” të serbëve në Kosovë.
  • Thënë se si “Serbia kujdeset për serbët e Kosovës”.
  • Iu referuar Kosovës me terma si “i ashtuquajturi shtet” e “Kosova i Metohija”.
    E shumë tjera që të shtin me besu se nuk është media europiane por “pink” apo “informer” i Serbisë.
    Kjo është shumë e rrezikshme pasi shihet si media kredibile e ka ndikim edhe tek ata serb që kanë fillu mos me i besu më Vucicit, por edhe tek ndërkombëtarët që tentojnë të marrin informata reale për rajonin.
    Për këtë veprim kam lajmëruar edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara, ku kam thënë që kish qenë mirë që si problematikë ta ngrisë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK tek organizatat e gazetarëve apo edhe tek vet EuroNeës, por aq sa kam informatë – as nuk janë marrë me këtë punë bile!
    Fotot më poshtë janë vec disa prej lajmeve propaganduese që Euronews Serbia i publikon cdo ditë, vecanarisht tash para zgjedhjeve!

Të ngjashme