Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se institucionet kompetente të këtij vendi do të reagojnë ndaj bashkimit doganor të Prishtinës dhe Tiranës, duke shtuar se para Serbisë nuk është një periudhë e lehtë.
“Ka institucione të tjera që do t’i përgjigjen kësaj, nuk është një kohë e lehtë për Serbinë. Ne duhet të zgjidhim disa nga gjërat që janë para nesh dhe nga ana tjetër, duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që populli ynë në Kosovë të ketë një jetë të mirë dhe sigurisht Serbia e ka statusin që meriton” tha duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar mbi unfikimin doganor të Prishtinës dhe Tiranës.
Të martën deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po rezolutës psë Partisë Socialdemokrate për unifikimin e pikave doganore, njofton Klan Kosova.