Serbia qiellore âsht nisë për në botën e të vdekunve – shqiptarët zotnojnë tokën e Kosovës dardane

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ringjallje, e cilëson Kryetari i Serbisë, mbajtjën e konfliktit të ngrirë në veri të Kosovës dhe çnjohjet nga dy-tre shtete të shtetit tinë të ri. Ringjallja është temë biblike, prandej po nga Bibla po nxjerr një kundërpërgjigje për Presidentin neofashist Aleksandar Vučić!Kthimi në Sion (hebraisht: שִׁיבָת צִיּוֹן, Shivat Tzion), mbështetet në librat biblikë të Ezra – Nehemiah në të cilën hebrejtë u kthyen në Tokën e Izraelit nga mërgimi babilonas.Paralelja e kthimit biblik me Kosovën âsht përkufuzim i të gjitha kthimeve shqiptare në tokën e tyne, të quejtun Dardani që më shumë se një shekull.

Ne jemi kthy pavarësisht përpjekjeve serbe për gjenocid, pa iu tremb zjarrit dhe masakrave të ushtrive të katër Serbive!Tri Serbi, e Kraljit, e Ranković-it, e Milošević-it, na burgosën e vranë, na përzunë me trenat e vdekjës, por ne u kthyem dhe u kthyem.Si Phoenix!Jemi këtu.Me Serbinë e katërt kemi tjera llafe!2.“Kosova nuk âsht barra jonë, por kryqi jonë dhe nga kryqi shihet më mirë ringjallja se sa nën të!” po thotë ‘Voždi’ serbian, Vučić, duke thirrë ashiqare serbët në luftë të shejtë për Kosovën!BE po hesht, sikur po i jep të drejtë Vučić-it derisa Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë.

Ne, shqiptarët e Kosovës do të jemi këtu deri në fundin e kohës.Na doni për marrëveshje e bashkëpunim të sinqertë si shtet me shtet dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike, jemi këtu!Na doni për luftë, jemi këtu!Unë di serbisht dhe e njoh mirë dhunën barbare dhe doktrinën e rrenës si interes nacional serb, po qika e dy djemtë e mi, me krejt brezin e tyne, as nuk dijnë serbisht dhe as nuk ia kanë frikën Serbisë.Thjeshtë e përbuzin deri në shpërfillje shtetin serbian të ngritun mbi krimin dhe mizoritë, sidomos e qesin posht klerofashizmin qesharak, për ringjalljën serbe në Kosovë!Tung!

Të ngjashme