Në Kosovë, me arsye, akuzohet Serbia për marrëdhëniet e saja me Rusinë. Kosova, si dihet, nuk ka marrëdhënie me Moskën dhe ka një politikë kryesisht vetëm me perendimin, SHBA/NATO/BE/Gjermani.
Por gjatë historisë, Rusia ka pasur një rol të rëndësishëm në rajon. Sidomos ka luajtur rol aktiv në çlirimin e pushtimit të rajonit nga Perandoria Osmane. Fillimisht Rusia bëri një luftë me Osmanët edhe pastaj ju ndihmoj vendeve sllave të Ballkanit të çliroheshin nga pushtimi 5 shekullor. Sidomos ndihma për Serbinë ka qenë e theksuar ku mendohet se e ndihmoj edhe me trupa ushtarke.
Pasuan autonomitë dhe pavarsitë e vendeve sllave të Ballkanit nga Perandoria Osmane. Gjithë ato marrëveshja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit që ishin të favorshme për sllavët e Ballkanit, sidomos Serbinë. Rusia këtu ka një rol tepër thelbësor. Andaj Serbia, përpos lidhjeve të saja fetare ortodokse, ka edhe lidhje të forta politike me Rusinë. Ndoshta është paksa ekzagjerim të thuhet që Rusia për Serbinë është ngjashëm cka Austria ishte për Shqipërinë (vitet 1910’ta) dhe SHBA për Kosovën vitet (1999/2008).
Në anën tjetër, sa i përket shqiptarëve të Ballkanit, Shqipëria komuniste ka pasur periudha të bashkëpunimit me Rusinë, gjithashtu edhe Fan Noli pas largimit të tij nga pushteti ndoshta ka bashkëpunuar lehtësisht. Kosova asnjëherë, edhe pse kjo e fundit ka punuar vazhdimisht në pengesë të pavarësisë dhe sabotim të zhvillimit dhe integrimit të Kosovë në forume dhe mekanizma ndërkombëtar.
Por për ironi, ishte saktësisht Rusia ajo që ndihmoj indirekt krijimin e dy shtetve shqiptare, sidomos të Shqipërisë. Një ndër arsyet kryesore pse Austria (dhe Italia) ka insistuar dhe ka ndihmuar e kërkuar krijimin e shtetit shqiptar me 1912 ka qenë të pengohet dalja e Serbisë dhe Rusisë në Adriatik dhe Mesdhe. Kështu, strategjia e Austrisë dhe Italisë ishte që për të fundit Shqipëria të jetë një zonë pengese, ndërsa për të parën të vazhdoj të parandaloj daljen e Rusisë në Europë përmes Shqipërisë.
Ndoshta po mos të ishte kërcënimi i Rusisë, Austria nuk do të ishte aq këmbëngulëse rreth shtetit shqiptar. Atëherë ndoshta kur shumë pak vende besonin se është e mundshme. Kjo gjithashtu për shkak se ndoshta shqiptarët janë akomoduar pak si shumë në sistemin e Perandorisë Osmane e sidomos gjatë kohës së përpjekjeve europiane dhe ballkanike për largimin e perandorisë Osmane nga rajoni, shqiptarët ka pasur raste, sikur gjatë Lidhjes së Prizrenit, ku kanë kërkuar qëndrimin e Sulltanit si autoritet.
Në përgjithësi, në marrëdhënie ndërkombëtare duket se diplomacia dhe relacionit me më shumë boshte japin rezultate më të mira. Kjo për shkak se marrëdhëniet ndërkombëtare janë dinamike por edhe ata perandoritë dhe fuqitë i kanë ciklet ku rriten dhe bien pastaj. Kosova mesiguri që ka aplikuar një startegji diplomatike dekadat e fundit që ka japur rezultate të jashtëzakonshme.
Aleancat dhe partneritetet që ka krijuar janë ndoshta ende jetike dhe duhet të mirëmbajen dhe kultivohen me zell. Por në të ardhmën, Kosova gjithashtu duhet të pasuroj prezencën dhe pjesëmarrjen e saj ndërkombëtare dhe të krijoj dhe kultivoj marrëdhënie edhe me rajonet tjera të botës, përfshi në Azi, Afrikë, Pacifik si dhe rajonet tjera.