Serbia synon ta “legalizojë” ndarjen e veriut

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 07:53 | Nga

Deklaratat e zyrtarëve serbë nuk janë asgjë tjetër pos përpjekje për të marrë nga Kosova atë që Serbia e “ka në dorë” aktualisht- pjesën veriore të Kosovës. Kështu kanë thënë njohës të raporteve Kosovë-Serbi, pas paralajmërimeve të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, se mund të propozohet ndarja e Kosovës.

Këto deklarata të zyrtarëve serbë vijnë në prag të ndryshimeve kushtetuese, të cilat Serbia duhet t’i bëjë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Serbisë i është kërkuar t’i normalizojë raportet me Kosovën, përmes obligimeve që dalin nga kapitulli 35, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas politologut Belul Beqaj, Serbia qe 17 vjet është munduar të bëjë me Kosovën çfarë ka dëshiruar, prandaj e ka mbajtur në Kushtetutën e vet.

“Pas përpjekjeve të dështuara, Serbia tani dëshiron ta bëjë atë që mundet. Ky ortek i deklaratave nuk është asgjë tjetër pos përpjekje për të marrë nga Kosova atë që Serbia ‘ka në dorë’ e jo ‘të kthejë atë që e ka humbur kaherë’- e kjo është pjesa e veriore e Kosovës dhe ekstraterritorialiteti i shenjtoreve ortodokse”, ka thënë Beqaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme