Në një studim të publikuar nga fondacioni grek “Eliamep”, Dimitris A. Moschopoulos propozon thelbin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Aty theksohet se marrëveshja duhet të përmbajë pranimin që Serbia nuk e posedon shtetësinë e Kosovës. Por kërkon që Kosova ta avancojë autonominë për “trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe” përtej asaj çfarë ofron Plani Ahtisaari.
Propozon status “eksepsional”, shkruan sot Koha Ditore. Shprehja “eksepsional” ka kuptimin e përjashtimit total nga juridiksioni vendor të një institucioni, objekti apo personi.
Moschopoulos ka shkruar se propozimi nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë sikur nënkupton ndonjë lloj eksterritorialiteti.