Serbia thotë se po i paguan borxhet e Kosovës

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:32 | Nga

Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë (NBS) Jorgovanka Tabakoviq ka thënë se Serbia është duke i paguar të gjitha borxhet e viteve të 90-ta, duke përfshirë kreditë e Kosovës, sepse sipas saj “ky territor është pjesë e Serbisë sipas kushtetutës”.

“Kjo është një gjë specifike. Serbia paguan këtë detyrim, sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e misionit të FMN-së në Serbi, James Roaf, ministrin e Financave, Dushan Vujoviq, raportojnë mediat serbe.

“Banka Kombëtare e Serbisë çdo muaj dorëzon në Ministrinë e Financave raportin në shumën e këstit të borxhit që paguhet, por sado që të jetë shuma, është e rëndësishme për shkak se shteti duhet të paguajë”, ka vlerësuar ajo,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme