Beogradi zyrtar po e vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës ashtu që disa vende të tërheqin njohjen për vendin tonë, transmeton Koha.net.
Me këtë qëllim e në këtë funksion, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Ganës Shirley Ayorkor Botchway kanë pasur një bisedë në Beograd.
Ata janë pajtuar sot që të vazhdojnë dialogun politik dhe që hapja e Ambasadës së Serbisë në Akra do të jetë shtysë e marrëdhënieve bilaterale, përcjell tanjug.
Gjatë takimit Vuçiqi e ka njoftuar Botchwayn për qëndrimin e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës si dhe për dialogun me Prishtinën.
Ai ka shfaqur shpresën se Gana do ta shqyrtojë njohjen e që ia ka bërë pavarësisë së Kosovës.