Serbia vazhdon mohimin e gjenocidit, Daçiq: Rezoluta për Srebrenicën do të ishte një akt i turpshëm

Prishtinë | 01 Pri 2024 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Serbia jo vetëm që e mohon gjenocidin e kryer në Srebrenicë, por ajo kundërshton çdo lëvizje që bëhet në raport me atë gjenocid.

Mohime të tilla dhe kundërshtime ka bërë këtë herë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se rezoluta për Srebrenicën, e cila është shtyrë fuqishëm nga Perëndimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të ishte një akt i turpshëm duke marrë parasysh faktet historike dhe do të nënkuptonte presion të madh ndaj serbëve.
“Tani kanë vlerësuar se me lobimin e vendeve myslimane është e mundur të mblidhet një shumicë për ta votuar atë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha Daçiq.

Ai tha se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk ka të njëjtën forcë si rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Daçiq theksoi se rezoluta nuk do të miratohet kurrë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, sepse Rusia ose Kina ose të dyja vendet do të vënë veton ndaj saj.

Ai theksoi se Serbia është praktikisht në një gjendje të rrezikut imediat në atmosferë, kur ka presione të mëdha lidhur me Kosovën dhe vlerësimin e sigurisë se mund të ndodhë një krizë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Duke iu referuar seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për agresionin e NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë, e cila u iniciua nga Rusia dhe që u parandalua dy herë, Daçiq tha se në diplomaci është e vështirë të gjesh fjalë për ata që zbatojnë një politikë të tillë.

“Është e vështirë të mos u thuash atyre se janë kriminelë dhe gënjeshtarë. Agresioni i NATO-s kundër RFJ-së është agresion sipas të drejtës ndërkombëtare sepse nuk është bërë sipas vendimit të një organizate ndërkombëtare” – përkujtoi Daçiq.

Të ngjashme