Serbisë, as vërejtje për diskriminimin që i bëri Kosovës

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 09:19 | Nga

Serbia ka shpëtuar pa “ther në këmbë” për diskriminimin që u bëri karateistëve kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo gjatë muajit maj nuk lejoi karateistët kosovarë të marrin pjesë në Evropianin e mbajtur në Novi-Sad dhe për të ishte nisur një procedurë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Bordi i IOC-së, u mor me problemin në ditën e dytë të mbledhjes së mbajtur të enjten në Llozanë dhe e gjitha që bëri ishte rekomandimi për federatat ndërkombëtare të sporteve përkatëse, që në të ardhmen të mos ua besojnë organizimin e ngjarjeve Serbisë dhe Kosovës.

Rekomandimi i bërë nga KON-i është i papranueshëm për Kosovën.

Nga Kosova kërkohet që KON-i të gjejë një zgjidhje për t’ua kompensuar karateistëve pikët e humbura për normë olimpike për “Tokio 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme