Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dje një serb në Veri u arrestua dhe iu kapën mbi 6 mijë fishekë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo është një fitore tjetër për sundimin e ligjit.
Kurti tha se Qeveria që ai udhëheq nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimin e organizuara ose çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën dhe konfiktin “kudo në territorin tonë”.
“Një fitore tjetër për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant të armëve që tentoi të kontrabandonte 6 mijë e 300 fishekë nga Serbia. Qeveria jonë nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimit të organizuar dhe për çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfiktin- kudo në territorin tonë”, ka shkruar ai.