Seriali dramë “Shades of Blue” i cili transmetohet në NBC nuk ka realizuar kontratë edhe për një sezonë të re.
Drama në të cilën luajnë Jennifer Lopez e Ray Liotta, do të publikojë edhe dhjetë episode të sezonës së tretë, njëkohësisht edhe sezoni i fundit, në qershor të këtij viti.
“Kam shijuar aktrimin dhe produksionin në këtë serial dhe jam e lumtur që kam portretizuar një grua të fortë detektive, e mbi të gjitha një nënë” është shprehur Lopez.
Ajo ka falenderuar të gjithë aktorët dhe realizatorët për punën që kishin bërë së bashku, përderisa ka bërë të ditur se bashkëpunimi me NBC do të vazhdojë.