Serie A e akuzon Interin se refuzoi të luante me Juventusin të hënën

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Lega Serie A, Paolo Dal Pino, ka këmbëngulur se Interi kishte refuzuar kategorikisht të luante kundër Juventusit të hënën me tifozë. Ai i ka bërë thirrje klubit zikaltër të marrë përgjegjësi dhe mos të flasë për shtrembërimin e ligës.

Vendimi për t’i shtyrë pesë ndeshje të Serie A – përfshirë derbin italian mes Juves dhe Interit – për 13 maj, ka shkaktuar polemika të mëdha, sepse se të enjten u vendos që derbi të luhej të dielën prapa dyerve të mbyllura, për shkak të koronavirusit.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, tha se Lega Serie A e kishte ricaktuar orarin e ndeshjeve pa i informuar klubet, duke e krijuar një listë të çrregulluar të ndeshjeve dhe si pasojë duke e ndryshuar tërë sezonin.

Por, Dal Pino ka dalë me një version tjetër krahasuar me atë të Marottas.

“Të premten, menaxheri i përgjithshëm De Siervo dhe unë i propozuam Interit idenë për ta zhvendosur ndeshjen me Juventusin të hënën në mbrëmje, në mënyrë që të luhej me praninë e tifozëve”, tha Dal Pino.

“Interi refuzoi kategorikisht të dalë në fushë. Prandaj, ata duhet ta marrin përgjegjësinë për vendimet e veta dhe të mos flasin për situata jo sportive apo për shtrembërim të ligës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme