Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e së martës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas saj, ekipi policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet rreth ngjarjes.
Sipas saj, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.
Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për EO.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga EO, i dyshuari nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.