Grabitet BKT-ja në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 20:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është thyer të mërkurën pasdite.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 16:00 është grabitur një filial i bankës. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës, për Ekonomia Online.

Nga pamjet e Ekonomia Online shihet se hetuesit dhe ekipet e krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet.

Deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërsa nuk jepen detaje sa para janë grabitur.

Edhe dy muaj më parë, një person rreth moshës 25-vjeçare kishte hyrë i armatosur në filialin e BKT-së dhe kishte grabitur një shumë parash.

Të ngjashme