Sërish nuk hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare, s’voton opozita

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 15:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjifca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po  merr pjesë opozita.

Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.

Të ngjashme