Një tjetër përplasje e tensionuar ka ndodhur mes dy Greqisë dhe Turqisë. Greqia ka akuzuar shtetin turk për provokim.
Reagimi i Greqisë vjen pasi dy avionë turq raportohet se kanë shkelur hapësirën ajrore të shtetit grek.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për dy avionë luftarakë turq F16 që kanë luftuar hapësirën ajrore të shtetit grek. Avionët kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë. Mësohet se avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale.
Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan. Sipas Greqisë, incidente të tilla nuk janë të izoluara.
Tensionet midis këtyre dy shteteve janë të pashmangshme. Shpeshherë është dashur edhe ndërhyrja e SHBA-ës për të ulur gjakrat midis udhëheqësve të Turqisë dhe Greqisë.