Sërish përplasje në det: Këtë herë një anije mallrash dhe një cisternë në Japoni

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Garda Bregdetare e Japonisë, me ndihmën e anijeve dhe aeroplanëve, po kërkon tre anëtarë të zhdukur të ekuipazhit të një anije ngarkese që u përmbys dhe u mbyt sot pas një përplasjeje me një cisternë. Përplasja ndodhi në brigjet e Japonisë.

Anija “Byakko” u mbyt këtë mëngjes rreth orës 02.40 pas një përplasjeje me cisternën “Ulsan Pionir”, e cila po transportonte kimikate, në ngushticën e Kurushma, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato, raporton voa.

Garda Bregdetare dhe anijet aty pranë shpëtuan nëntë nga 12 anëtarët e ekuipazhit dhe 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të zhdukurit, tha një zyrtar japonez.

Nuk kishte lëndime në mesin e ekuipazhit të cisternës dhe nuk kishte derdhje ose objekte lundruese në vendin e aksidentit, theksoi Kato.

Ndryshe, tre peshkatarë japonezë u vranë dje kur anijet japoneze dhe ruse u përplasën në Detin e Okhotsk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme