Sërish tërmet në Itali, banorët e kalojnë natën jashtë

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 14:46 | Nga

Dy tërmete brenda pak orëve kanë tronditur Italinë fqinje. Një lëkundje me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 4:13 mes provincave të Aquila, Rieti dhe Teramo.

Banorët kanë dalë në rrugë, të mbërthyer nga paniku dhe e kanë kaluar natën jashtë banesave.

Të premten në mbrëmje, në Veri të Italisë u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.6, mes Lombardisë dhe Veneto. Fatmirësisht edhe në këtë rast nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.

Këto lëkundje sizmike vijnë pa kaluar ende 24 orë nga tërmeti me magnitudë 6.7 që goditi Greqinë dhe Turqinë, orët e para të së premtes, që shkaktoi edhe cunami.

Të paktën 2 persona humbën jetën e mbi 100 të tjerë mbetën të lënduar në Bodrum të Turqisë dhe ishullin Kos të Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme