Serwer: Politikanët kosovarë e serbë janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për vete

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer është deklaruar se Serbia nuk është akoma e gatshme që të arrijë një marrëveshje për njohjen e Kosovës, derisa ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj dy shteteve, ku ka theksuar se politikanët e të dyja vendeve janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për interesat e tyre.


Derisa ka folur për dështimin e Samitit të Parisit, Serwer ka thënë se kjo ka nxjerrë në pah problemet dhe të metat që ka dialogu Kosovë-Serbi, e që vendosja e taksës nga Qeveria e Kosoëvs nuk ka arritur t’i ofrojë të dy palët.

Derisa është pyetur se 20 vjet pas bombardimeve të NATO-s, Serbia dhe Kosova a janë shtet i lumtur demokratik, Serwer ka thënë kështu:

“Sigurisht që ata nuk janë plotësisht të lumtur ose tërësisht demokratike. Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre sesa njerëzve. Por nëse njerëzit duan më mirë, ata duhet të votojnë për të”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme