Sfarqa: Vjosa Osmani është intelektuale me përmasa ndërkombëtare

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga LDK, Muharrem Sfarqa, ka thënë se qëllimi i tyre është që me 6 tetor t’i japin fund sipas tij keqqeverisjes dhe keqpërdorimeve të koalicionit PAN.

“Një PAN në miniaturë nuk ka qeverisur mirë”, ka thënë Sfarqa.

Sipas tij LDK në këto zgjedhje ka kandidaten e duhur për Kryeministre.

“Vjosa Osmani në bazë të të gjitha matjeve me datën 6 tetori do të komunikohet si fituese e zgjedhjeve. Ajo është një grua intelektuale me përmasa ndërkombëtare. Këto zgjedhje s’kanë të bëjnë me fatin individual timin apo të LDK-së. Nuk janë vetëm pritjet e Kosovës por edhe të miqve ndërkombëtarë”.

Sipas tij korrupsioni nuk mund të luftohet nga ata që e kanë instaluar si dukuri.

“Veseli dhe liderët politikë të PDK-së edhe këta të PAN janë sinonim i thellimit të korrupsionit keqpërdorimeve, të instalimit të krimit dhe korrupsionit që janë shndërruar në pengesë të integrimit të Kosovës në BE”.

“Ata që kanë instaluar këto dukuri nuk mund të jenë bartës të luftimit të këtyre dukurive. LDK ka qenë ajo që ka vendosur binarët e menaxhimit të parasë publike. Është momenti i fundit që të krijohet siguri për kapitalin e huaj”.

Sfarqa ka thënë se fitorja e PDK do të mbetet vetëm një ëndërr për ta.Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme