Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini bashke me kryetarët dhe koordinatorët e degëve të AKB-së në Diasporë nga Gjermania, Austria, Zvicrra e Italia e Maqedonia, takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hotin, ku kanë biseduar për zhvillimet ekonomike dhe prioritet.
Pas përfundimit të takimit kryetari i AKB-së, Agim Shahini është prononcuar për medie. Ai ka thënë se në këtë takim diaspora ka shpalosur kërkesat e veta dhe mundësitë për investime në vend.
Shahini tutje ka folur edhe për pakon prej 60 milionë euro për bizneset. Ai ka thënë se kjo shumë është e vogël, por është një hap i mirë për fillim.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve bashkë me kryetarët e degëve të saj në diasporë, Gjemrani, Austri, Itali dhe Zvicër patëm një takim me kryeministrin Hoti ku diapsora shpalosi kërkesat e veta dhe mundësitë për investime në vend por edhe përm undësitë që edhe bizneset e Kosovës të shkojnë dhe të investojnë në vende të ndryshme të botës, ku AKB-ja përfaqësohet me zyret e veta. Në anën tjetër kryeministri shpalosi programin qeverisës dhe pakon për rimëkëmbje ekonomike që është mundësi e mirë dhe e madhe për zhvillim dhe pakoja e cila përfshinë rreth 60 milionë euro, për të gjitha bizneset dhe kjo ishte mbështetja e parë pa asnjë kriter dhe asnjë biznes mos të mbet jashtë kësaj mbështetje”
Tutje ai ka thënë se kryeministri Hoti ju ka premtuar që subvencionet dhe lehtësira për bizneset do të vazhdojnë. Ai tutje ka thënë se diaspora është potencial i madh për zhvillimin e Kosovës.
“Kryeministri premtoi që subvencionet do të vazhdojnë lehtësira për ekonomi dhe investimet e huaja do të vazhdojnë , dhe diaspora e Kosovës është potencial i madh dhe ky mund të rritet me kryeministrin për shkak se ky ofroi shumë lehtësira në të ardhmen dhe këto janë të gjitha ato çka i diskutuam”
Mes tjerash Shahini ka thënë qe së shpejti do të ndahet edhe një fond prej 48 milionë euro për fushat e ndryshme agrare.
“Natyrisht që është i vogël por është një hap i mirë dhe si fillestar ne e mbështesim dhe kryeministri premtoi që në të ardhmen e shpejtë do të jepet edhe një fond tjetër rreth 48 milionë euro për fushat e ndryshme agrare, bujqësi dhe kjo është dalë ngadalë duke i dhënë ekonomisë infuzion në kohën e pandemisë për ta zhvilluar atë”