Shahini e njofton zv.ministrin e Bolivisë për situatën në Kosovë

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 13:50 | Nga

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) njofton se kryetari i kësaj organizate, Agim Shahini, po qëndron në Barcelonë të Spanjës, ku po zhvillon takime bilaterale në nivel ekonomik dhe politik me përfaqësues të shteteve, si Bolivia, Panamaja, Maroku, Bullgaria dhe Spanja.

Për herë të parë, delegacioni i Kosovës u takua në nivel bilateral me zotin Gonzalo Lazoano, zv.ministër i Mbrojtjes, Sigurisë dhe Prosperitetit Kombëtar të Bolivisë, me të cilin biseduan për çështje e prosperitetin e raporteve që kanë të bëjnë mes dy shteteve.

“Shahini e informoi hollësisht për zhvillimet ekonomike dhe politike në Republikën e Kosovës për rrugëtimin e gjatë të Pavarësisë së saj, aspiratat për të qen pjesë e gjitha mekanizmave ndërkombëtarë duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB për të cilën kërkoi që Bolivia të ketë rol pozitiv në përpjekjet e Kosovës për në OKB, ai e njoftoi se Kosova tash me është anëtare e Bankës Botërore, FMN-së, BERZH-it dhe nënshkruese e MSA-ssë, CEFTA-s dhe për referencat e privilegjuara në raport me BE-në”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

“Sa i përket sigurisë së Kosovës është përgjegjës Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, si garantues të integritetit shtetëror, minoriteteve në Kosovë që janë pjesë e shtet-formimit. Të drejtat e tyre janë të garantuara me standardet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Shahini.

Nga ana e tij, Gonzalo tha se e impresionojnë këto informata kaq të mira të cilat nuk i kanë pasur. “Prandaj ky komunikim i sotëm për mua është një pasaportë më shumë se ekonomik e diplomatik për t’u njoftuar nga dora e parë nga ju z. Shahini. Bolivia ka pak informata për Ballkanin dhe ato që i ka nuk janë edhe aq pozitive prandaj unë në raportin tim lirisht mund të shkruaj se Kosova është një storie e suksesit në sigurinë e zhvillimit ekonomik dhe e atij politik. Prandaj Bolivia nuk do të jetë larg Kosovës por edhe ju duhet të jeni më afër Bolivisë për të na informuar dhe promovuar vendin e juaj”.

Në fund, Gonzalo e ka ftuar Shahinin dhe përfaqësuesit e AKB-së që ta vizitojnë Bolivinë në një forum ma të zgjeruar dhe në një pritje edhe me miqësore mes përfaqësuesve të dy vendeve.

Nga ana e tij, Shahini e falënderoi përfaqësuesin nga Bolivia për gatishmërinë për takim dhe për ftesën dhe mbështetjen e tij. “Edhe ne ju ftojmë juve me një delegacion të pakufizuar që të jeni mysafirë në Republikën e Kosovës si shteti më i ri në Evropë”, ka thënë kreu i AKB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme