Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Mimoza Shahini, së bashku me strukturat e LDK-së, kanë mbajtur një takim me banorët në fshatin kufitar Karaçevë, të komunës së Kamenicës.
Shahini ka shkruar më faqen e saj në Facebook se takimi ishte mjaft prekës, ku brenga më e madhe e pjesëmarrësve ishte mbyllja e shkollave në disa fshatra. Mbi 500 fëmijë nuk vijojnë mësimin, u theksua me këtë rast.
“Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave themelore të fëmijëve për edukim dhe stimulim sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë”, ka theksuar kandidatja Shahini.
Mimoza Shahini mban numrin 42 në listën e LDK-së.