Shahini takohen me kryetarin e Odës Afrikë-Ballkan, dakordohen për bashkëpunim ekonomik e kulturor

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, është takuar me një delegacioni të Kameronit, të kryesuar nga Kryetari i Odës Afrikë-Ballkan, Assako Ella Emmanuel Delphin.

Shahini me këtë rast tha se Kosova dhe Shqipëria po nisin një udhëtim emocionues drejt bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kamerunin.

“Takimi ynë është fillimi i një rrugëtimi të ri, ku do të ndajmë vlera ekonomike, diplomatike dhe kulturore, me qëllim të ndërtimit të lidhjeve të forta dhe projekteve të suksesshme. Bashkëpunimi ynë do të kultivojë marrëdhëniet mes komuniteteve tona dhe do të hapë dyert për mundësi të reja biznesore”.

Kryetari i Odës Afrikë-Ballkan, Assako Ella Emmanuel Delphin, i kënaqur me pritjen, theksoi se jemi të gatishmë për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, diplomatik, politik dhe kulturor.

Ai është një frymëzues i vërtetë dhe udhëheqës që do të sjellë ndryshime pozitive mes vendeve tona dhe bizneseve të Ballkanit dhe Afrikës.

Të ngjashme